Aktualitet Pasagjeri afgan pret damarët, avioni bën ulje urgjente në Rinas

Pasagjeri afgan pret damarët, avioni bën ulje urgjente në Rinas

Një avion i linjës Lion-Stamboll ka bërë ulje urgjente në aeroportin e Rinasit në Tiranë pasi një afgan 40-vjeçar, i cili ndodhej në bord ka prerë damarët me brisk gjatë fluturimit.

Pasi avioni i modelit “Boeing 737” është ulur në Rinas, janë njoftuar shërbimet e emergjencës të cilët e kanë dërguar afganin në spitalin e Traumës.

Sipas bluzave të bardha, ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Referuar burimeve, afgani ishte i pajisur me pasaportë franceze.

Afgani po merr shërbimin mjekësor në spitalin e Traumës, ndërsa akoma nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti nga ana e tij.

Ndërkohë, udhëtarët e tjerë kanë vijuar fluturimin për në Stamboll pas uljes emergjente në aeroportin e Rinasit.