Një anije kroçierë me rreth 3700 pasagjerë në bord është vënë nën karantinë në portin e Yokohamës në Japoni.
Pas zbarkimit të një pasagjeri në Hong Kong, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, të paktën 8 të tjerë kanë shfaqur simptoma të infeksionit.
Imazhe dhe video të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë punonjësit e shëndetësisë, me maska e veshje plastike, teksa ecin në korridoret e boshatisura të anijes me turistë.
Pasagjerëve iu kërkua të qëndrojnë në dhomat e tyre, ku do t’i nënshtrohen një pyetësori dhe kontrollit të temperaturës. 20 raste me koronavirus janë konfirmuar në Japoni, 17 prej të cilëve kanë qenë në Vuhan.