Politika Pasaporta e vaksinimit, kusht edhe në Tiranë për të marrë pjesë në...

Pasaporta e vaksinimit, kusht edhe në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitete publike

Ashtu si në disa vendet të Europës, edhe në Tiranë do të jetë e detyrueshme pasaporta e vaksinimit për të marrë pjesë në aktivitete publike. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë vizitës në familjen Trimi në Ndroq, banesa e së cilës u rindërtua pas tërmetit.

“Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar.

Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, është shprehur Veliaj.