Nuk ka zgjatur më shumë se 2 javë qëndrimi i Vasilika Vjeros si drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Burime bëjnë me dije se ajo ka dhënë dorëheqjen.
Vjero u emërua drejtoreshë e ARRSH-së, pas datës 19 shtator, ku Sonila Qato që mbante këtë detyrë dha dorëheqjen.
Cikli i dorëheqjeve në ARRSH ka ardhur si rezultat i përplasjeve për “Rrugën e Arbërit” dhe anulimit të tenderit për aksin “Kardhiq- Delvinë”, por edhe pas ankesave të kompanive lidhur me tenderin te “Unaza e Re”.