Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, bëri një bilanc paraprak të situatës pas inspektimeve në zonat më të prekura, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
“Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe në Kavajë, ka arritur në 2633.
Paraprakisht, në rang kombëtar ekziston ky bilanc: Banesa të shembura 131, banesa të dëmtuara rëndë 3811, banesa të dëmtuara lehtë 3149, pallate të dëmtuar rëndë 461, pallate të dëmtuar lehtë 324, pallate që janë shpallur të pabanueshëm aktualisht janë 20.
Sa i përket strehimit, ka qenë një sfidë për të gjitha shtabet.
Ky proces vijon në hotele dhe qendra sociale. 1961 qytetarë janë në hotele, në çadra janë 964 qytetarë”, tha Voda.