Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratke, ka komentuar gjendjen politike në vend pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Patozi, ndër të tjera ka thënë për ABC News se Presidenti, Ilir Meta, e ka përjetuar shumë keq faktin që LSI tashmë nuk ka asnjë pushtet dhe se zgjedhjet u zhvilluan edhe pa dëshirën e tij.
“Meta e ka përjetuar keq, sidomos kur ka parë që zgjedhjet po bëheshin edhe pa dëshirën e tij. Ai, si politikan me eksperiencë, e ka menduar se e ardhmja e LSI-së nuk është Presidenca.
LSI, kjo shtëpi politike e Metës është goditur fort.
Kjo e ka bërë që të denatyrohet, që është i trazuar. Nuk mendoj se është gjë e mirë shkarkimi i tij, do e kisha kursyer si një lloj ndjese për ndjekësit e tij”, ka thënë Pazozi.