Politika Patozi “çmonton” skenarin e Metës për 2 Marsin. Ndihet i kërcënuar

Patozi “çmonton” skenarin e Metës për 2 Marsin. Ndihet i kërcënuar

Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Astrit Patozi, kryetari i partisë Bindja Demokratike.

Patozi foli për 2 marsin dhe skenarin e Ilir Metës.

Ilir Meta ndihet ngushtë për dy arsye, e para se nuk e ka të qartë fatin e tij politik duke përfshirë këtu edhe halucinacionet që mund të ketë për shkak të reformës në drejtësi, por mbi të gjitha ndjen që pushteti i Edi Ramës, një rival i tij brenda së majtës po bëhet përherë e më i madh. Ai ndihet i kërcënuar dhe kaq është e gjithë historia”, tha Patozi.

Patozi ndër të tjera tha se Meta do patjetër sherr dhe se për këtë do që ta ndjek populli.

“Ai miting bëhet për arsye personale”, tha Patozi.

Ai theksoi se vendimi i opozitës për të ju bashkuar presidentit është i gabuar.

“Nuk mund të jetë kauzë e presidentit që i bashkëngjitet opozita. Presidenti duhet të jetë mbi palët.

Përvoja ka provuar që presidentët zakonisht janë me palët, kryesisht me opozitën. Duhet ta ndjekësh ti opozitën, po jo opozita të të ndjek ty”, tha Patozi.