Astrit Patozi vijon të mbetet gjithnjë e më shumë i pranishëm në publikun shqiptar me anë të statuseve të tij në rrjetin social Facebook.
Kësaj here Patozi ka pohuar për ministrat se mund të jetë hera e fundit që i shohim si ministra.
“Mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike”, shkruan ndër të tjera Patozi.