Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratike, theksoi se protestat janë të pamjaftueshme për ti dhënë një goditje qeverisë.
Sipas Patozit, mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk i jep të drejtën opozitës të bojkotojë të gjithë procesin politik.
Patozi deklaroi nga studio e emisionit “Repolitix” se mungesa e gjykatës nuk mund të përdoret si argument për t’iu sulur institucioneve.
“Protestat janë të pamjaftueshme për t’i dhënë një goditje qeverisë. Unë mendoj se në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, nuk të jep të drejtën të bojkotosh të gjithë procesin politik. Ne do ta pranojmë se ai është një realitet që nuk kthehet më mbrapa. Kam dëgjuar se në kushtet që mungon ky institucion presidenti mund të bëjë çfarë të dojë, por është e kundërta. Edhe kur ishte ajo gjykatë thuhet se ishte kapur nga qeveria. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe mungesa e saj nuk është për t’u neglizhuar por ky nuk mund të përdoret si argument për t’iu sulur institucioneve”,-u shpreh Patozi.