Pas një karriere që mund të përkufizohet thjesht e mrekullueshme, Patrice Evra vendos të varë këpucët në gozhdë. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Juventusit (ka spikatur fillimisht në radhët e Nices dhe Monacos në Francë), ka lajmëruar tërheqjen përfundimisht nga futbolli në moshën 38-vjeçare. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, futbollisti francez ka zbuluar planet për të ardhmen:
“Karriera ima si futbollist mund të themi se ka përfunduar. E ardhmja? Kisha nisur në vitin 2013 kursin për trajner UEFA B, tani dua ta mbaroj dhe të kryej edhe kursin e UEFA A. Pra, për rreth një vit e gjysmë do të jem gati për të drejtuar një skuadër si trajner i parë. Sir Alex Ferguson e ka thenë se dy nga futbollistët e tij do të bëheshin trajneri të nivelit të lartë: unë dhe Ryan Gigs.”
Janë plot 20 vite si futbollist profesionist, nga të cilët 8 sezone e gjysmë me fanellën e Manchester United, me të cilën ka fituar gjithçka: 5 Premier League, 1 Champions, 1 Botëror Klubesh e shumë trofe të tjerë. Në Itali, në fund të karrierës së tij, fitoi me Juventusit dy tituj të Serisë A, 2 Kupa dhe 1 Superkupë të Italisë.