Kryesore PD e Berishës refuzon ftesën e Alibeajt: Lojë e Ramës, do futemi...

PD e Berishës refuzon ftesën e Alibeajt: Lojë e Ramës, do futemi në koalicion

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur poshtë ftesën e Enkelejd Alibeajt, për të dalë me kandidat  të përbashkët me Rithemelimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat Paloka e cilësoi këtë hipokrizi dhe tha se e gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar opozitës.

“Që kur del nga goja e Alibashëve nënkuptohet që është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar këtë, vulën ua jep Rama. Janë hapur bashkëpunëtorë të Ramës dhe tani partitë propozojnë bashkëpunim me PD.

E gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar PD dhe opozitën shqiptarë, këta janë bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë të Ramës në këtë lojë.

Si papritur këta pranojnë kandidatët e primares dhe kur bëheshin negociatat nuk i njihnin primaret. Është hipokrizi për ta dëmtuar PD në zgjedhje për të cilat tentuan ta linin jashtë në zgjedhje”.

Paloka theksoi se janë në negociatat me partitë e tjera opozitare për të hyrë në koalicion në zgjedhje.

“Janë të gjitha partitë që kemi pasur koalicion, po bisedohet edhe me partitë e tjera të koalicionit. Sipas formulës që ka Kodi zgjedhor do të duhet të gjejmë formulën optimale për koalicionin”.