Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta. Në një reagim për mediat, PD shkruan se Meta po tenton të përçajë partinë më të madhe opozitare.
Më tej në deklaratë shtohet se demokratët e njohin Presidentin dhe ia dinë bëma dhe gjëmat.
“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, është ky reagimi i selisë blu.