Përfaqësues të PD-së er LSI-së, protestuan edhe sot kundër Kryeministrit Rama.
Ky i fundit ndodhet në juglindje të vendit për fushatë elektorale.
Këtë herë, protestuesit tentuan të bllokonin rrugën në Grabovicë gjatë kalimit të Ramës për në Pogradec.
Përfaqësuesit e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari debatuan me efektivët e policisë për të mos penguar marshimin e tyre.
Gjithsesi, kalimi i eskortës së kreut të qeverisë kaloi pa ndonjë incident për t’u veçuar.