Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot në një intervistë për emisionin “45 Minuta” në Report Tv se me apo pa opozitën, Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai tha se, as PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë, pasi vendimi merret në Moskë, për sa kohë që PD financohet nga Rusia dhe kryetari i saj refuzon të shkojë në prokurori për të dhënë sqarime.
“Unë s’mund t’u them, meqë Moska vendosi mos të hyjë në zgjedhje PD-ja, ne nuk do t’i bëjmë këto shkollat e reja. Pra puna që është nisur do vazhdojë. Kjo është një përpjekje, një pakt, një besëlidhje mes meje dhe qytetarëve. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin”, shprehet Veliaj.
Ai thekson se pavarësisht vendimin që do të marrë PD, PS do të futet në zgjedhje me kandidatët e saj për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, teksa shprehu bindjen se PS dhe kjo mazhorancë ka marrë një mbështetje nga gjithë forcat progresiste perëndimore si SHBA-të, BE, Gjermania, OSBE/ODIHR që kjo qeveri është legjitime, e zgjedhur nga populli dhe se duhet të vazhdojë punën deri në 2021-shin.
Gazetari: Vetëm pak minuta më parë protestuesit kaluan poshtë zyrës suaj? Si po e përjetoni këto ditë?
Veliaj: Është ankthi i dikujt që është i dëshpëruar. Për shembull një politikani si Sali Berisha i kanë hequr vizën, një tjetër nuk e do populli, është akoma në gjumë avionëve, kështu që dy veta që kanë një hall dhe tani mundohen që hallin e tyre ta përjetojnë të gjithë njerëzit. Ndërkohë që më rezulton të paktën në Tiranë, se ndoshta në Kamëz dhe vende të tjera I kanë zgjidhur hallet, por në Tiranë, njerëzit shohin hallet e tyre. Nuk shohin hallet e politikës. Kështu që nëqoftëse një politikan ka halle me drejtësinë apo ka halle se nuk e voton populli apo ka halle me ndërkombëtarë, ky është problem i tyre. Njerëzit në Tiranë duan të jetojnë jetën , të shijojnë jetën. Partia që ju intereson më shumë është familja e tyre dhe fokusi i bashkisë ka qenë te familjet.
Kështu që me rezulton një përpjekje e lodhur e ca njerëzve që s’po arrijnë që hallin e tyre ta bëjnë hallin kombëtar sepse nuk është hall kombëtar. Është hall I ca politikanëve të mbaruar për mendimin tim.
Gazetari: Megjithatë është një krizë le të themi që vazhdon prej disa javësh tashmë. Është vetëm çështje halli sipas jush z. Veliaj dhe mund të zgjidhet vetëm me këtë retorikë? Ju kam vënë re qoftë edhe me të drejtë, që në këtë katër vjeçar jeni fokusuar më shumë te punët e Bashkisë, nuk e keni parë Erion Veliajn edhe si politikan pjesë e rëndësishme e PS. Po jua bëj pyetjen me që jemi në një kontekst krize?
Veliaj: Jam fokusuar te Bashkia sepse Partia Socialiste, duke më kandiduar, më dha besim që të merrem me punët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës, duke më votuar më dhanë gjithë uratën e tyre që të fokuson te punët e Tiranës dhe jo te politika e madhe. Ndaj protestat mund të sjellin ç’rregullim të trafikut që ne mundohemi ta rregullojmë menjëherë, lënë gjithmonë ndotje pas që ne mundohemi ta pastrojmë menjëherë, shkulin gjithmonë pemë që ne mundohemi t’i rimbjellim menjëherë. Kështu që dua që në punë minutash pas çdo ekskursioni që na vjen nga stafet e bashkive e kolegëve tanë në Kamëz, në Burrel, në Shkodër dhe në Lezhe, pasi kolegët tanë mbarojnë ekskursionin dhe kthehen në bashkitë e tyre, uroj që me të njëjtin zell të bëjnë atje pastrimin, atje mbjelljen, atje këndet e lodrave, atje shkollat e reja. Sepse unë besoj se puna flet më shumë se sa fjalët, gurët zjarri, sherri.
Gazetari: Pse e quani ekskursion, nuk mendoni se ka një mbështetje kjo lëvizje opozitare?
Veliaj: E quaj ekskursion sepse së pari janë kolegët e bashkive nga ana tjetër e lumit. Kur e shikon që bashkia tjetër është mbyllur dhe janë të gjithw në Tiranë, unë i njoh edhe si fytyra sepse një pjesë të madhe jemi në takimet e bashkive, ekskursion definohet, lëvizja e një personi në një qytet tjetër dhe kthimi i vizitës në fund të ditës. Për sa kohë që trajtohet si një vizitë e kolegëve të bashkive të tjera që le të themi nuk ndërrisin si modele suksesi në Shqipëri, e quaj ekskursion. Sepse ndryshe, po të ishin seriozë, do e kishin lënë bashkinë e Kamzës nëse janë antisistem. Pse nuk e japin dorëheqjen nga Bashkia e Kazmës, nëqftëse janë antisistem pse nuk japin dorëheqjen nga Vora, nëqoftëse janë antisistem pse nuk japin dorëheqjen nga Shkodra. Pra ata janë antisistem vetëm aty ku rrihen dhe ku humbasin ndeshjen. Për gjithë stadiumet e tjera ku fitojnë, ata rrinë. Ndaj them, hipokrizia është kaq e madhe dhe situate është aq komike, kështu që termi ekskursion është ekzakt për ca njerëz që thonë anulim loje vetëm aty ku rrihen.
Kur fitojnë lojën e duan pushtetin. Pushteti është shumë i ëmbël edhe në Kamëz, edhe në Burrel. Prandaj them, duke qenë se është kaq qesharake, edhe një fëmijë 10 vjeç e kupton që ky është një frustacion I ca njerëzve që në mënyrë konstante po refuzohen nga publiku, sepse njërëzit kanë hallet e tyre dhe jo të Saliut dhe të Lulit, unë them që duhet trajtuar me sportivite.
Porosia në bashki është që sa mbaron ekskursioni ne duhet të fillojmë menjëherë pastrimin që qoftë edhe me atë sjellje të tregojmë me model si qeveriset mirë dhe jo më me fjalë.
Gazetari: Ka dhe sistem drejtësie që ne po e kërkojmë ta kemi, nuk e kemi…
Veliaj: Në fakt ajo që më rezulton është që kur ishin zgjedhjet në Fier, në atë fshatin që u bë ikonë në atë kohë, 5 njerëz u dënuan me burg. Ajo që kam par ë nga kolegët në parlament është që kryeministri dhe mazhoranca jonë në fakt kanë lënë një fletë të bardhe dhe I kanë thënë opozitës shkruaj çfarë të duash, hajde të rrisim dënimet. Ti bëjmë akoma më të forta. Kështu që në këtë situatë, më duket pa sens që pasi je rrahur ku e ke pasur vetë qeverinë, vetë policinë, vetë Ministrinë e rendit, vetë Ministrinë e Arsimit,vetë të Shëndetësisë, vetë hipotekën, vetë OSHEE, KQZ-në, 35 mijë komisionerë ku asnjëri nuk tha asnjë fjalë, më duket pak pa sens. Me një diferencë 300 mijë vota t’i nuk mund të thuash që një telefonatë e dikujt që flet me dikë për një shtëpi apo për një familje paskam pas 300 mijë vota. Sepse as në fakt këto 300 mijë vota nuk ishin në Durrës. Gjithë Durrësi laj thaj ka 300 mijë vota. Shumica dërrmuese e fitores është në 11 qarqet e tjerë jo vetëm në një qark. Kështu që për të gjitha këto arsye kush ndërkombëtar e dëgjon këtë çudi, kam përshtypjen se e skedon tek ato që quhen çudira shqiptare që të gjithë duan t’i dekurajojnë .
Gazetari: Në fakt ju thatë z,. Rama i ka çuar një fletë të bardhë opozitës, ndërkohë opozita I ka çuar vetëm një kërkesë: Të largohet z. Rama. Si duhet të reagojë sipas jush PS ku ju bëni pjesë?
Veliaj: Mund të ketë gjithmonë njerëz që vijnë në bashki që thonë të largohet Erion Veliaj dhe mënyra se si dikush largohet. Kemi zgjedhjet në 30 qershor. Është një mundësi fantastike për opozitën që të na tregojë sa vota ka dhe sa mbështetje ka. Dhe nëse fiton masivisht zgjedhjet lokale, ka një argument për të thënë, shiko opinion në popull ka ndryshuar. Ndoshta ka ardhur koha që të bëjmë edhe kërkesa të tjera, por për sa kohë që qeveria është votuar për katër vite, dhe për sa kohë të gjitha sondazhet e tregojnë opozitën kovë pusi pikiatë, humbësi i thotë fituesit ik ti, I bie që qeveria të bëjë të njëjtën gjë dhe të fyejë qytetarët e vet që thonë: Tani, mir këta s’kanë respekt për votuesit e tyre, po ne si s’kemi respekt. Si mund të iki unë nga kjo zyrë që kam ardhur me votë dhe ta lë Tiranën pa pastruar , ta lë Tiranën pa gjelbëruar, ti lë shkollat pa kaldaja, ti lë çerdhet pa u rregulluar, sepse dikush thotë ik ti të vij unë. Një mundësi për ta bërë këtë është data 30 qershor. Kështu që unë jam shpresëplotë që do I thërrasin mendjes dhe do të sjellin një alternativë se si mund ta bëjnë me mirë këtë punën e bashkisë.
Gazetari: Si është kjo shpresa në funksion të çfarë, si çfarë shpresoni ju nga opozita?
Veliaj: Sepse duke parë që janë treguar selektiv dhe nuk kanë ikur nga bashkitë, më rezulton që ju shijon ai lloj pushteti. Minimalisht mbushin autobusët me stafet e tyre bashkiake për t’i sjellë për ekskursion në Tiranë. Sepse në të kundërt, nëse nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje, do kishin ik edhe nga bashkitë. Pra nëse ata janë antisistem, ata ajanë vetëm antisistem kur humbasin lojën. Po kur fitojnë ata rrinë në sistem. Kështu që fakti që po rrinë në bashki do të thotë që do të duan të vazhdojnë sepse s’besoj që do e lënë afrofe Shkodrën, Kamzën, Vorën pa një betejë. Me shumë gjasë ne do të fitojmë shumicën e këtyre bashkive, po të paktën një betejë do e bëjnë, s’do e lënë Kukësin apo Tropojën pa betejë. S’do e lënë Pogradecin dhe Lezhën pa betejë. Sepse po të ishte ashtu do e linin tani. Dhe kjo them më jep një shpresë që ka një reflektim dhe do të marrin pjesë në zgjedhje. Por e di çfarë? Unë jam mësuar në këtë punë që të bëj llogaritë e mia. Llogaritë e qytetit tim dhe çfarë është llogaria në interes të Tiranës, nuk do të bëj unë llogaritë e tyre, megjithatë meqë më pyete për ta, shpresoj që të marrin vendimin e drejtë.
Gazetari: Pyetja ime është që ju, aktualisht e keni shprehur hapur ambicien, është vetëm çështje orësh ditën e shtunë do të zyrtarizohet kandidatura e Erion Veliajt si kandidat i Partisë Socialiste?
Veliaj: Ditën e shtunë ne kemi bërë një ftesë për të dalë jashtë le të themi asaj suazës dhe kontureve formale të kongresit. Kështu që seance për Tiranën do të bëhet në qiell të hapur dh. Kështu që aty do të fillojmë një rrugëtim. Kemi ftuar të gjithë qytetarët të shtunën në orën 11. Është mënyra më e mirë për ta bërë edhe këtë punë bashki. Ju siç e keni vënë re ne gjithmonë I bëjmë gjërat me qyetarët. Pra, edhe kur nis një çerdhe, një kopsht, adoptojmë një çerdhe, adoptojmë një kopsht dhe secili bën sa mundet. Dikush ndihmon qoftë edhe me perde, dikush me lodrat, dikush me ca karrige, pra ne në çdo aksion të mbjelljeje të pemëve bashkë me qytetarët. Mua më duket shumë e udhës që të mos jetë një format partie, por kryeministri dhe unë bashkë me qytetarët prapw të nisim një rrugëtim të ri. Ka shumë njerëz që ndoshta nuk janë anëtarë partie dhe thonë unë e mbështes këtë bashki se më këtë bashki kemi bërë këtë llojë progresi kemi sot çerdhe, kopshte, shkolla më të mira kemi kënde lodrash kemi sot një shesh për tu krenuar me shumë çmime Pazarin e Ri, Bulevardin, Liqenin, Parkun Olimpik kemi filluar projekte të tjera që i kemi në prag siç është Piramida ose Kopshti Zoologjik, terminalet e autobusëve ndaj edhe unë besoj që dalja jashtë kontureve të kongresit dhe prezantimi me gjithë qytetarët e Tiranës që duan të jenë ditën e këtij starti të ri është që në një mënyrë fisnike për t’ia dedikuar kësaj qeverisje me njërëzit. Gazetar : Ka nga ata që e kanë konsideruar edhe antimiting këtë që po bëni Z. Veliaj, si ju përgigjeni? Veliaj: Kështu thanë për ditën e verës tani çfarë presin këta që do të ndaloj jeta domethënë sigurisht ndalon trafiku apo bëhet rrëmuja apo bëhet pis Gazetar : Jo, jo po a është një llojë sfide që ju i bëni opozitës duke nxjerr njerëzit simpatizantë që edhe PS-ja i ka të shumtë, ndoshta mund ti ketë më shumë se PD-ja.
A nuk i kemi nisur gjithmonë fushatat duke ftuar njerëzit? Domethënë ne nuk mund të shtyjmë orën, jemi fiks 100 ditë përpara betejës së ardhshme elektorale, kështu që nëse këta presin qëe ne t’i bëjmë nga shtëpia këto punë, ne me njerëzit i kemi bërë gjithmonë, kështu e filluam edhe fushatën.Dhe thënë, të gjejnë alibi pse Dita e Verës shkërmoqi të gjithë atë imazhin e zi të protestës, edhe dhunën, edhe thyerjen, edhe vandalizmin, pse fytyrat familjare të njerëze që dalin burrë, grua, gjysh, gjyshe, me fëmijët prej dore të veshur me ngjyra, janë imazhe shumë më tërheqëse sesa kapuçët, maskat. Sot ishte turp që shumica e njoftimeve të policisë ishin hiqni maskat. Se në fakt ishte edhe pak butaforike, se ata policët e shkretë në fakt i referoheshin maskave që ishin vënë, por ama shkonte edhe me atë që ndodh sot me opozitën, thirrja “Hiqni maskat” është…
Thoni të vërtetën ku e keni hallin, s’e keni fare te njerëzit, ju e keni hallin te fakti që dikujt s’po i jepet viza për të udhëtuar jashtë, dikujt tjetër populli s’i jep asnjë votë dhe unë them që nuk duhet të më pyesësh mua do marrin pjesë, a s’do marrin. Me shumë gjasë as PD-ja nuk e di sot, me shumë gjasë e di dikush në Moskë. Se kur ti shikon një parti e cila.
Gazetari: Çdo të thotë në Moskë, kush e di në Moskë që do të marri pjesë apo jo PD në zgjedhje
Veliaj: Për sa kohë që mediat amerikane njoftojnë se kompani
Gazetari: Se kjo është insinuatë, ose akuzë e rëndë zoti Veliaj.
Veliaj: Kjo është e vërteta që po ndodh përditë, për sa kohë që Mother Jones, për sa kohë që investigimet në Amerikë thonë që Binata Trade, një kompani ruse, i jep para PD, ose bën pagesa të PD, po e them meqë amerikanët thonë gjithmonë: Folloë thë money! Ndiq lekët! E nëse lektë vijnë nga Moska për të bërë gjithë këto punë dhe kryetari i nopozitës refuzon të shkojë në prokurori për të shpejguar se minimalisht për këtë duhet të shkonte që të dalë i pastër para popullit të vet. Dhe që të mendohej që unë kam qenë 10 vjeç kur ndërroi sistemi, një parti që 30 vite është krenuar se ka qenë një parti anti-lindje, anti-komunizëm, pro-perëndimore, dhe sot financohet nga paraja ruse, me sa duket në Moskë do vendoset diku merr apo s’merr pjesë PD, me ça financimi do marrë pjesë. Kështu që për këtë arsye duhet me pyet Moskën, çfarë do ndodhë me PD-në në këto zgjedhje. Se gjersa lekët vijnë andej, kë do pyesim?
Gazetari: Po socialistët pyesin SHBA-në?
Veliaj: Unë besoj që PS ka marrë dhe kjo qeveri dhe mazhorancë, ka marrë një mbështetje nga gjithë forcat progresiste perëndimore. SHBA-të, BE, Gjermania, OSBE/ODIHR që tha kjo qeveri është legjitime, kjo qeveri është e zgjedhur nga populli, kjo qeveri duhet të vazhdojë punën deri në 2021-shin, dhe ne do ta njohim këtë qeveri në punën tonë të përditshme, madje i inkurajojme personalisht të gjithe deputetët të marrin mandatet. Fatnmirësisht një pjesë e deputetëve të opozitës po e dëgjojnë thirrjen e SHBA-ve, dhe unë besoj që duke shkuar në Parlament, nuk janë për t’i bërë fresk qeverisë, por shkojnë realisht për të përfaqësuar së pari ata që i kanë votuar, që i kanë parë në sy, i kanë thënë me jep votën se unë do të përfaqësoj. Dhe mbi të gjitha që i janë përgjigjur thirrjes së SHBA, sepse them fati ynë tashmë është i lidhur pazgjidhshmërisht me Perëndimin. Dhe kur ke parti politikë që financohen nga Moska dhe fatin e tyre vendos pagesa ruse, është një ditë e zezë për këto parti, por jo për kombin. Shumica e kombit është pro-perëndimore, dhe ky është një lajm i mirë.
Gazetari: Z.Veliaj, përsa i përket le të themi asaj që ju thatë, 30 qershori, si do ishte gara për Erion Veliajn pa një përfaqësues të opozitës përballë? Mund të kishim dhe ndonjë kandidat të pavarur, ndonjë opozitar të vogël le të themi, por pa opozitën përfaqësuese, mes të PD, dhe LSI, si do ta kishit garën? Apo nuk ju shqetëson ky fakt?
Veliaj: Nuk më shqetëson fare, sepse në fakt unë garën e kam me veten. Me punët që kemi bërë, dhe çfarë duhet të bëjmë më tej. Unë nuk mund t’ju them qytetarëve, meqë rusët nuk na sollën kandidat në këto zgjedhje, ne do ta lëmë Tiranën pa pastruar, dhe unë s’e vazhdoj më këtë punë. Unë s’mund t’u them, meqë Moska vendosi mos të hyjë në zgejdhje PD-ja, ne nuk do t’i bëjmë këto shkollat e reja. Pra puna që është nisur do vazhdojë. Kjo është një përpjekje, një pakt, një besëlidhje mes meje dhe qytetarëve. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jamë duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin.
Gazetari: Z.Veliaj, ju merrni mandatin e dytë për Bashkinë më të madhe të vendit. Ka patur insinuata, zëra, le të themi, qoftë thashetheme nëse doni, që Veliaj nuk e ka patur deri diku jo të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, apo të liderit të saj. Si ka qenë e vërteta? Për mendimin tuaj, cili ka qenë qendrimi i Ramës dhe pjesës tjetër të PS?
Veliaj: Në 30 vitet e fundit pluralizëm, unë nuk e di vallë a ka patur një kryetar bashkie që ka pasur më shumë mbështetje, më shumë përkrahje, më shumë kontakt me kryeministrin e vendit, sesa unë. Nuk e di si ka qenë më parë, por me ç’kam parë gjatë kohës së Fatos Nanos, gjatë kohës Ilir Metës, gjatë kohës së Berishës, unë nuk e di a ka pas një njeri që e ka pasur më të madhe këtë mbështetje. Kështu që, edhe unë edhe kryeministri, jemi argëtuar shumë teksa thashethemet që radio Moska vazhdonte i hapte për të mbajtur veten me gajret, edhe thjesht shpeshherë kemi shkëmbyer mesazhe, duke u shkrirë me njëri-tjetrin, sesi shpresa e tyre e vetme është që ndodhi një kataklizmo e këtyre përmasave, ky kryetari i Bashkisë dhe kryeministri, duke i pasur punët vaj, thjesht zihen një ditë për qef të partive ruse.
Gazetari: Mund të ketë qenë edhe diversion, normal, politik. Ju meqenëse keni shkëmbyer mesazhe me z.Rama, si i keni përballuar këtë diversion?
Veliaj: Me shumë humor. Jemi argëtuar jashtë mase. Kështu që besoj, këtë të shtunë do të duhet të sajojnë ndonjë gjë tjetër, që ta mbajnë datën me gajret deri në datë 30. Por shoh që janë keq. Pra kur dikush detyrohet të sajojë, të kapet nëpër shpresa të rreme, të gjejë ndonjë fije bari ku mund t’i mbajë të vetët me gaz, se ne do të prishim punët e njëri-tjetrit, më duket dëshpërim i madh. Kështu që jam tek faza ku dhe më dhimbsen. Por e di çfarë, unë kam këtë punë, që të merrem me Tiranën, nuk jam terapeutist i këtyre të Moskës.
Gazetari: Po gjithsesi, si e konsideroni atë që shumë ju cilësojnë si pasardhësin e Edi Ramës në PS?
Veliaj: Po nuk kemi punë pasardhësish, ose paraardhësish. Ne kemi një kryetar partie dhe një kryeministër që për mendimin tim, e kam thënë shpesh, do ketë një nga pjesët më bujare kur të shkruhet historia moderne e Shqipërisë, për gjithë reformën, dhe transformimin, dhe modernizimin e vendit. Ndërkohë që unë shpresoj që do bëjë një histori në këtë qytet. Dhe të vazhdojmë punën që kemi nisur. Qyteti pati një rizgjim të jashtëzakonshëm.
Gazetari: A është një histori e gjatë që e shpresoni, apo me etapa?
Veliaj: Unë jam i përkushtuar këtu.
Gazetari: Me dy stacione, apo përtej dy stacioneve?
Veliaj: Unë jam i përkushtuar këtu, edhe për këtë mandat. Edhe nëse qytetarët do të më vojtojnë, edhe për një mandat të tretë. Nëse do të punojmë me këtë zell, siç kemi punuar mandatin e parë. Ndaj ju them që unë e kam garën me veten, s’e kam garën me kë do sjellë Moska të kandidojë në Tiranë. Kështu që për të gjitha këto arshye, jam shumë i fokusuar që ky mandat të jetë akoma më i mirë sesa i pari. Dhe vërtet garojmë me veten tonë kur qytetarët do munden të masin, ore këtyre iu ra zelli, a po punojnë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën përulësi, me të njëjtin angazhim si mandatin e parë në mos më shumë tek ky i dyti.
Gazetari: Mandati i dytë, nëse ju do të fitoni, dy kanë qenë projektet që ju edhe i keni reklamuar, sheshi “Skënderbej”, dhe Bulevardi i Ri. Nëse ka në mendje Erion Veliaj një projekt madhor për mandatin e dytë, cili do të ishte?
Veliaj: Ka disa, së pari ne duam që Parku i Liqenit të replikohet në një hapësirë tjetër, që është Parku i Farkës. Siç keni parë ka mbaruar gjysma e pedonales, mund kemi mbjellë mbi 50 mijë pemë në Parkun e Farkës. Duket një përpjekje e saponisur, po kështu dukej edhe liqeni i Tiranës në vitet ’70. Pra dikush duhet të konceptonte atere. Në vitet ’50 filloi, por në vitet ’70 filloi pyllëzimi i madh, që ne të kishim këtë pajë sot, të cilën po vazhdojmë të rinovojmë te liqeni, pasi një pjesë e madhe e drurëve që janë mbjellë bien, duhet të mbjellim të tjerë, kemi vënë këndin e lojërave, është animuar liqeni. E keni parë që liqeni ka sot 300 mijë frekuentues individualë. Pra vizitorë unikë në vit. Do të thotë që 300 mijë veta, një e treta e popullsisë së Tiranës, në një moment apo tjetër, kryen aktivitet te liqeni. Kështu që liqeni i Farkës është një projekt shumë i madh. Sapo kemi mbaruar dizajnin përfundimtar të Kopshtit të ri Zoologjik, i cili bashkohet me Kopshtin Botanik, edhe i gjithi është një udhëtim, sidomos për fëmijët mes florës dhe faunës, ku do të ketë edhe një hapësirë për një teatër të ri kukullash, duke qenë se ky i vjetri është i amortizuar. Ajo ndërtesë ka nevojë të rikonstruktohet. Kështu që ne duam një hapësirë tjetër rekreative për fëmijët atje. Ndërkohë që një nga projektet që nis shumëshpejt, është projekti i Piramidës. Është një shkollë alternative. Pra nuk është një shkollë klasike me nota. Pra i ngjan më shumë, nëse do përmendja një term jo në sensin pezhorativ, “Pallati i pionerëve të dikurshëm”, pra kurse pas mësimit, por kësaj here të fokusuar tek teknologjia e informacionit, tek programimi, tek kodimi. Siç dimë sot italisht, anglisht, frengjisht, duhet të dimë si kodohet në kompjuter. Është një gjuhë tjetër që është shumë e rëndësishme. Dhe ne pretendojmë që 5-7 mijë fëmëjë çdo muaj të marrin kurse atyre, dhe besoj ndërtojmë gjeneratën e tironsave të shekullit të ri. Ne nuk mund të jemi vetëm një qytet, ose një shtet, ose një popull, ky gjysma e popullsisë i bën kafe gjysmës tjetër. Po nuk dolëm nga ky mentalitet, dhe të fillojmë të shohim teknologjinë e informacionit si pasurinë e re, e cila ka të bëjë me dijen edhe me trjanimin tonë, s’kemi shans. Kështu që ai do të jetë një projekt i ri. Ndërkohë para zgjedhjeve ne do të mbarojmë 2 parkingjet e tjera nëntokësore dhe te “Rruga e Elbasanit”, edhe te stadium i ri, po pak ditë përpara zgjedhjeve besoj do të përfundojmë me stadiumin e ri, çka na jep mundësinë të ndërtojmë edhe një etalon se çfarë duhet të bëjmë me stadiumin “Selman Stermasi” dhe me Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kështu që unë besoj që në mandatin tjetër, ne do t’i transformojmë të dyja këto hapësira sportive për t’i sjellë në standardin e “Qmal Stafës” dhe besoj gjithshtu do jenë 2 ikona të Tiranës. Ndërkohë do të vazhdojë Unaza e Tiranës, unë e kuptoj që po shfrytëzohet politikisht, po unaza e Tiranës ka filluar që në kohën e Adil Çarçanit/ Edhe i ndjeri Sokol Olldashi i kaloi këto peripeci me ato projekte.
Gazetari: I njejti projekt do të vazhdojë zoti Veliaj?
Veliaj: Do të vazhdojë në të njejtën gjurmë.
Gazetari: Do të ketë ndonjë modifikim?
Veliaj: Ajo që besoj është që mund të kemi mënyra sesi të implementojmë më shumë kalime këmbësorësh, por nuk ndryshon gjurmën, mmos ta mbajmë fokusin vetëm te makinat dhe tek një mur që i ndan në mes lagjet, port ë rikonceptojmë kalime, ose mbikalime për këmbësorët, ky ka qenë një shqetësim. Po unaza do vazhdojë në atë gjurmë, në atë sipërfaqe, pa asnjë kthim mbrapa. Disa politikanë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, por kush kalon e aty e sheh që ato jo vetëm që nuk mund të vazhdojnë në atë mënyrë, jo vetëm që trafiku s’mund të bllokohet në atë mënnyrë, kështu që unë besoj që pas zgjedhjeve fillon një ho vi r ii ndërtimit të unazës dhe bashkia do të shoë pak, sidomos çështjet e këmbësorëve, që në dallim nga pjesët e tjera të unazës, ku nejmi detyruar t’i shtojmë më vonë pjesët e këmbësorëve, të kemi mundësi edhe t’i implementojmë teksa vazhdon unaza , nuk ka asnjë kthim pas. Kush ka prona do marri paratë, kush ka tokën do i jepet leje të ndërtojë, kush është komplet pa asgjë dhe ka ndërtuar nëj lavazh, një gomisteri, apo një objekt tjetër provizor dhe s’ka asnjë letër, nuk mund të marri paratë e taksave të shqiptarëve. Ama kush është nevojtar dhe ka pasur realisht shtëpinë, do i jepet nëj banesë sociale. Ju ftoj t’i vizitoni kush i mori banesat sociale dhe ia hapi rrugën unazës, jetojnë sot 100 herë më mirë sesa puseta ku kishin okupuar nëj hapësirë. Kemi të gjithë njerëzillëkun e nevojshëm për të ndihmuar nevojtarët, por edhe të gjithë vendosmërinë e nevojshme, për t’i shkuar projekteve deri në fund. Nëqoftë se sne do ishim tutur nga politikanët që kapin çdo projekt local si kal për beteja, s’do e kishim bërë Këndin e Lodrave. Pra nëse ne do të tuteshim nga ish-presidenti komik që kishim dhe merrej me kënde lodrash, atëherë s’do ishin bërë kurrë këndet e lodrave. Kush fitoi? Fituan kalamajtë, jo presidenti burrë. Kështu që në këtë sens do jemi gjithmonë me të drejtën, zmerëbardhë me nevojtarët, ama super të vendosur kundër kujtdo rrugaçi që pengon zhvillimin e qytetit dhe besoj ky qytet nuk e ul kokën kollaj, nuk e pranon bullizmin, kjo është arsyeja pse do jemi të shumtë, jashtëzakonisht të shumtë të shtunën në orën 11:00, te Sheshi “Nënë Tereza”, për “Tiranën që duam”.
Gazetari: Zoti Veliaj të falenderoj për këtë intervistë, besoj do kemi mundësi edhe gjatë fushatës t’i analizojmë edhe më me detaje këto projekte që ju thatë.
Veliaj: Me shumë kënaqësi.