Politika PD, protestë më 16 shkurt në Tiranë

PD, protestë më 16 shkurt në Tiranë

Partia Demokratike mblodhi për të dytën mbrëmje me radhë Kryesinë, për të vendosur në lidhje me datën e nisjes së protestave.

E ashtu siç u njoftua edhe mbrëmjen e së hënës, në përfundim të takimit të Kryesisë së re të PD-së është marrë vendimi që më 16 shkurt të organizohet një tubim madhështor në kryeqytet.

Protesta mësohet se do të nisë në orën 11:00, ndërkohë që ajo do të paraprihet nga disa protesta të tjera në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të hënën në Kuvend, kur edhe nisi sesioni i ri parlamentar.

Përpara takimit të dytë të Kryesisë ishte zhvilluar një takim me Kolegjin e kryetarëve të degëve në rrethe, për detajet, formën dhe datën e protestës.