Koalicioni mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe Nard Ndokës, simbolizon korrupsion, politikën e vjetër dhe lajmet e rreme.
Kështu e ka quajtur Partia Demokratike lëvizjen e fundit për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin për kryetar bashkie të Dibrës, Premtim Kryemadhin. Sipas PD-së, Kryemadhi është bashkëshorti i prokurores që nuk hetoi dosjen 184.
Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën në zgjedhje e 6 marsit.
Në marrëveshja e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.