Sport Prezantohet Vlahovic: Pse zgjodha Juventusin, nuk më tremb “7” e Ronaldos

Prezantohet Vlahovic: Pse zgjodha Juventusin, nuk më tremb “7” e Ronaldos

Dusan Vlahovic ishte goditja e  merkatos së dimrit. Ai transferua nga Juventusi i cili siguroi një nga lojtarët më të mirë në Serie A me një investim për të tashmen dhe të ardhmen.

Në konferencën e prezantimit, 22-vjeçari është shprehur shumë i lumtur për kalimin te Juventusi, ndërsa theksoi se është gati për të luajtur në fushën e lojës.

Sulmuesi serb nuk harroi të falenderonte edhe skuadrën nga e cila pati shkëlqimin më të madh në karrierën, Fiorentinën.

“Dua të falënderoj Fiorentinën dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë atje; shokët e mi të skuadrës nga të rinjtë dhe ekipi i parë, të gjithë drejtorët, presidentët dhe trajnerët që kanë qenë me mua ndër vite.

Dua të përmend trajnerin Italiano, që më ndihmoi shumë dhe ishte me mua deri në fund. Falënderoj edhe Prandellin, që ka qenë gjithmonë me mua. Falënderoj qytetin që më ka mbështetur gjithmonë dhe në këmbim kam dhënë gjithçka, deri në momentin e fundit. Falënderoj fansat që më kanë mbështetur në të mirë dhe në të keq”.

Ndjenjat e këtyre ditëve të para bardhezi?

Jam i emocionuar dhe krenar që kam nënshkruar me Juven, një klub i lavdishëm. Jam gati të jap maksimumin për të arritur rezultate të shkëlqyera. Falënderoj presidentin dhe të gjithë njerëzit që më sollën këtu.

Pse zgjodhët Juven?

Shumë ekipe të huaja më kërkuan, por zgjedhja ishte e lehtë. Në ADN-në e Juves është lufta deri në fund, vuajtja për të fituar deri në fund dhe kjo është pjesë e karakterit tim. Kjo është arsyeja pse zgjedhja nuk ishte e vështirë.

Çfarë ju ka magjepsur te Juve?

Juve është klubi më i madh në Itali. Jam i lumtur këtu, vendosi dëshira për të synuar më lart dhe për të mos u dorëzuar kurrë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme dhe për këtë jam shumë i lumtur këtu.

Ju stërviteni shumë edhe larg skuadrës…

Sot, çdo detaj bën diferencën, e kam fiksuar mirë këtë në kokën time. Bëj gjithçka për t’u përmirësuar. Kur nuk jam në fushë, punoj shumë edhe mendërisht. Stërvitja ime është e përditshme. Futbolli është gjithçka për mua.

Fanella me numër 7 do të thotë Ronaldo. A keni presion?

Të gjitha fanellat e Juventusit peshojnë. Erdha këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës, të vihem në dispozicion të trajnerit dhe të arrijmë qëllimet së bashku. Numri i fanellës nuk është i rëndësishëm, rëndësi ka ajo që bëjmë ne si futbollistë në fushë. Gjërat e tjera nuk më interesojnë shumë. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh.

A keni dëgjuar nga ndonjë shok përpara se të bëni këtë zgjedhje?

Po, kam dëgjuar Chiesa, kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Më vjen keq që u lëndua, por ne do ta presim dhe mezi pres të luaj me të dhe me të gjithë shokët e mi.

Çfarë përshtypje ju ka lënë Allegri?

Bëra disa stërvitje, por nuk folëm për taktikat. Ai më priti shumë mirë dhe mezi pres të luaj.

Nga kush jeni frymëzuar?

Nuk është koha për të pasur idhuj për t’u frymëzuar, por për të pasur rrugën time për t’u bërë një lojtar i madh. Me punë të palodhur mund ta bëj.

Mendoni se mund të bëheni lider i kësaj skuadre?

Tashmë ka shumë në këtë ekip. Unë thjesht dua të futem sa më shpejt në dinamikën e dhomës së zhveshjes. E vetmja gjë që ka rëndësi është të fitosh.

Si mendoni se do ta gjeni veten me Dybalan?

Nuk e kam takuar ende sepse është në kombëtare. Ai është një lojtar i madh, por do të jetë në dorën e trajnerit të zgjedhë se si do të luajmë. Jam gati dhe i gatshëm të bëj gjithçka, këtu ka shumë kampionë edhe në sulm.

Keni një ide për problemet e Juves? A jeni këtu për t’i zgjidhur ato?

Nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të zgjidhë ndeshjet vetë. As që dua të mendoj se jam këtu për të zgjidhur problemet i vetëm, është ekipi që duke punuar së bashku mund të bëjë mirë dhe të fitojë.

Do të jetoni në shtëpinë e dikurshme të Ronaldos?

Unë jam duke kërkuar për një shtëpi, por ajo nuk do të jetë e tij. Nuk duhet të mendoj për gjërat jashtë fushës, dua vetëm të luaj dhe të përmirësohem.