Aktualitet Pedagogët në protestë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Pedagogët në protestë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Pasi nuk arritën të gjenin dakordësinë me qeverinë për kërkesat e tyre, pedagogët e universiteteve organizuan këtë të mërkurë një protestë në shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Disa dhjetëra pedagogë nga Tirana dhe qytete të tjera kërkuan rritje page dhe kushte më të mira për arsimin e lartë.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi, deklaroi disa ditë më parë që, nëse as këtë herë nuk do të merren parasysh kërkesat, ata do të bojkotojnë vitin e ri akademik.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publik.