Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi pengmarrjen e Indrit Beqirajt, i proceduar penalisht për trafik narkotikësh.
Ngjarja, sipas njoftimit, ka ndodhur në vendin e quajtur “Koxhas”, në autostradën Durrës-Tiranë. Indriti bashkë me vëllain e tij Gentjanin duke udhëtuar me një motor dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor pasi një makinë i ka përplasur.
Nga kjo, thotë policia, ka nisur dhe një konflikt mes palëve.
“Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar,” – thuhej në njoftim.
Policia po heton për rrethanat dhe implikimin e personave në ngjarje të tjera.