Pentagoni u ka kërkuar të gjitha trupave ushtarake amerikane që të jenë vaksinuar për Covid-19 deri në datën 15 shtator. Lajmin e bën të ditur Associated Press.
“Do të kërkoj miratimin nga Presidenti që vaksina të bëhet e detyrueshme jo më vonë se mesi i shtatorit”, lexohet në një memo që u ka dërguar ushtarakëve Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Sipas Pentagonit, deri tani janë vaksinuar plotësisht 1 milion ushtarakë amerikanë, ndërsa 237 000 të tjerë kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Ndërkohë, sipas CDC, 61% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht, ndërsa 71% kanë marrë të paktën një dozë.