Kryesore Zjarret afër tunelit të Kalimashit, pamje si nëpër filmat apokaliptikë

Zjarret afër tunelit të Kalimashit, pamje si nëpër filmat apokaliptikë

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në zonën e tunelit të Kalimashit.

Ekipet emergjente janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse nga Shqipëria dhe një grup i forcave të armatosura, por ndërhyrja është shumë e vështirë.

Ndërkohë mësohet se trupat e ushtrisë së Kosovës që kanë ardhur në Shqipëri janë angazhuar aty bashkë me 5 mjete zjarrfikëse.

Zjarri në afërsi të tunelit të Kalimashit ka disa ditë që është aktivë dhe shuarja e tij ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.