Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, Konsullit të Shqipërisë në Liban Marc I. Ghorayeb, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të shtetasit shqiptar, Alvin Berisha”.
Ceremonia e dorëzimit të medaljes u zhvillua në Ministrinë e Brendshme, gjatë një vizite që Ghorayeb po zhvillon në Tiranë.
Lleshaj vlerësoi angazhimin e tij si një gjest qytetar më shumë e përtej detyrës.