Sport Për Anglinë vetëm një barazim pa gola me Shtetet e Bashkuara, por...

Për Anglinë vetëm një barazim pa gola me Shtetet e Bashkuara, por kualifikimi është vetëm një hap larg

Anglia nuk arrin të kualifikohet një ndeshje përpara, pasi u ndal nga Shtetet e Bashkuara, që nuk janë mundur kurrë në Botërore nga anglezët. Megjithatë, Anglia është një hap pranë kualifikimit.

“Tre Luanëve” tashmë do t’u duhet thjesht të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta ftojnë ndeshjen e fundit.

Sa i përket ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, rastet më të pastra u shënuan gjatë pjesës së parë, me amerikanët më pranë golit. Harry Kane në fillim të këtij fraksioni dhe Maunt në shtesë iu afruan golit për Anglinë, ndërsa amerikanët patën të rast të pastër me McKennien, kurse Pulisic u ndal nga traversa.