A do ta mendonit ndonjëherë që Berati me një traditë të gjatë gatimi të shkëlqyer dhe zonjat që kujdeseshin për zahiretë e dimrit, do të shpenzonte më pak për marmalatë dhe mjalt?
Po, sipas INSTAT është e vërtetë që Berati është qarku që shpenzon më pak për këta artikuj.
Po ashtu në hartën që na tregon se për çfarë shpenzon më shumë ose më pak çdo qark i vendit, Fieri ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve mesatare për arsim parashkollor dhe arsimin shkollor.
Kurse Tirana ka përqindjen më të lartë të familjeve që jetojnë në apartamente dhe Gjirokastra numrin më të lartë të dhomave për banesë.
Informacionet e tjera interesante, zbulojini mbi hartë.