Ajo që po zhurmon aktualisht në Himarë, është një masakër e radhës. Një kategori individësh sharlatanë dhe kokëtharë po rikthejnë në relacionet zyrtare shqiptaro-greke një zhurmë të riciklueshme për qëllime elektorale.
Elementet filogreke të Himarës po bëjnë zhurmë dhe falë cektësisë dhe keqraportimit të mediave tona, po ia dalin t’i japin Athinës zyrtare mundësinë për reagime diplomatike.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë për gjasme 19 banesat e “minoritarëve” në Himarë është një hipokrizi dhe falsifikim ndaj realitetit.
Greqia me çdo kusht kërkon të afirmojë zyrtarisht dhe verbalisht një ekzistencë të paqenë kurrë ndonjëherë të “minoritetit” grek në këtë pjesë të Shqipërisë.
Këtë pretendim po e ndihin naivisht mediat dhe sidomos reporterët tanë duke i dhënë prezencës së disa individëve politikë të OMONIA-s dhe PBDNJ në Himarë zë dhe kohë mediatike të pameritueshme. Ky është një turp ndaj të cilit shoqatat e tjera në Breg qëndrojnë në heshtje.
Ky është një manipulim i qëllimshëm. Një turp për shoqatën e Intelektualëve të Pavarur që hesht ndaj kësaj zhurme që sharlatanët zhurmues po e sajojnë si klounë të paskrupullt.
Ky është një turp për dhjetëra shoqatat lokale, përfshi edhe shoqata aq të nderuara e të respektuara në krahinën e Himarës, si Labëria apo të tjerat që s’bëzajnë ndaj klounadave të Òlogrekëve të paguar dhe të atyre që rirekrutohen për motive elektorale në Himarë. Këta klounë dhe karagjozët e paditur duhet të kenë parasysh se Bashkia e Himarës është një njësi administrative që nuk mund të përfaqësohet nga shoqata apo organizata mjeranësh të keqpërdorur në kohë dhe në ditët e tranzicionit postkomunist.
Himariotët nuk janë disa cungje, por një komunitet i gjerë dhe i madh sa nuk mund të përfaqësohet nga pesë individë që kulturë të vetme kanë leximin e etiketave apo të faturave për shërbime dhe për blerje. Bashkia e Himarës sot është njësia administrative me më tepër ndryshim në infrastrukturën dhe mjediset e saj. Projektet në këtë Bashki janë realisht një perspektivë zhvilluese për “Lulen e Vilajetit”.
Koha kur Himara mund të jetë “një puçër” në fytyrën e pretenduar greke për minoritet në Shqipëri, ka marrë fund. Protesta më legjitime sot në Himarë duhet bërë për atë pjesë të diskriminuar të kësaj Bashkie që ka emrin Lumi i Vlorës dhe që të kujton imazhet e Kandaharit.
Mashtrimet në Himarë kanë lidhje vetëm me këtë pjesë të njësisë administrative. Kjo Bashki ka nevojë të shembë urgjentisht kontrastin mes dy hapësirave aq të forta të saj. Në Himarë “minoritarë të vetëm” janë ata që vijnë nga Dropulli apo Vurgu