Nëse keni ndjesinë se jeni duke jetuar një jetë kaotike dhe stresuese, mundohuni të vendosni në rregullin e duhur gjërat tuaja duke ndjekur disa këshilla të Lev Tolstoit.
Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë, por në moshë shumë të re, Tolstoi u ul dhe shkroi për herë të parë një libër ku tregonte në mënyrë tepër të ashpër të gjitha oraret që duhej të ndiqte gjatë gjithë ditës dhe sa orë duhej ti dedikonte çdo aktiviteti, duke nisur nga studimi, vaktet, koha e pushimit, etj., në mënyrë që të përmirësonte performancën e tij.
Të gjitha aktivitetet që ju i gjeni më poshtë, sipas Tolstoi Therapy, janë rrugët për të shpëtuar nga sëmundjet, për të rritur vullnetin e për të arritur tek perfektja.
Ja çfarë propozon Tolstoi:
-Zgjimi në orën 5 të mëngjesit
-Flini jo më vonë se ora 22 e mbrëmjes.
-Mund të flini maksimumi deri në dy orë gjatë ditës.
-Hani në mënyrë të moderuar dhe të kontrolluar.
-Shmangni ëmbëlsirat e shumta
-Ecni të paktën një orë në ditë
-Ndaloni së menduari se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
-Dashuroni personat të cilëve mund t’ju vini në ndihmë.
-Mos i kushtoni vëmendje as një mendimi që nuk bazohet në arsye.
-Shmangni imagjinatën dhe ëndërrimet e tepërta.
-Ndihmoni ata persona që kanë më pak fat se të tjerët.
-Mos i tregoni kurrë emocionet tuaja.
-Qëndroni larg femrave (thashethemeve të tyre).
-Ndërthurni dëshirën me punën.
-Kur lexoni atë që shkruani vetë, vendosuni përherë në pozicionin e lexuesit më të limituar, i cili në një libër kërkon vetëm pak argëtim.
-Librat më të mirë janë ata në të cilët autori duket sikur qëndron konstant dhe distant ndaj personazheve, por që në fakt e ka të preferuarin e tij.
-Kur lexoni dhe korrigjoni një punë tuajën, mos mendoni asnjëherë se çfarë duhet të shtoni (nuk ka rëndësi së sa të bukura janë ato ide), me përjashtim të atyre që mund t hiqni në mënyrë që të mos humbasë lezeti dhe kuptimi i librit.