Nga Brooke Harrington*, New York Times
Unë isha tashmë profesorja dhe autorja më i shitur. Por javë më vonë gjithçka u përmbys pasi u akuzova nga qeveria e Danimarkës për shkelje të lejes time të punës dhe të qëndrimit.
Ata më telefonuan të premten.
Kur më telefonuan, unë mendova se shefja ime do të më uronte që fitova një çmim hulumtimi, diçka për të cilën e kisha njoftuar atë mëngjes.
Por në vend të kësaj, ajo më tha që do të kontaktohesha së shpejti nga policia daneze. Universiteti im sapo ishte vënë në dijeni se po përballesha me kallëzime penale për shkeljen e lejes time të punës dhe qëndrimit.
Krimi im është të jepja mësim për hulumtimet e mia akademike të Parlamentit Danez dhe agjencive qeveritare, sigurisht me kërkesë të tyre.
Atë vit, pra në vitin 2017, unë kisha dhënë pesë leksione të tilla, një detyrë që konsiderohej një detyrim, dhe një nder për një profesor si unë.
Megjithatë, secila prej tyre ishte shpallur një krim sepse unë isha emigrante nga një vend jo i Bashkimit Evropian.
Dhe kështu, disa javë pasi isha promovuar profesor me kohë të plotë unë shkova në shtëpi për tu fshehur me djalin tim 7-vjeçar në kuzhinën time me shpresën se dy oficerët e policisë që po prisnin në derën e apartamentit tonë në Kopenhagen nuk do të na shihnin.
Unë u tmerrova që ata do të më çonin në burg dhe do ta dërgonin djalin tim në një qendër kujdesi për fëmijë.
Një muaj më parë, më dukej vetja në krye të botës dhe kam qenë gati të aplikoj për qëndrim të përhershëm në Danimarkë, vendi që kishte qenë shtëpia ime për gati tetë vite.
Kishte aq shumë gjëra që unë doja nga danezët, dhe akoma i dua; sistemi i tyre i ndihmës kërkimore dhe edukimi i hershëm i fëmijës për djalin tim më lejoi të bëj kërkime novatore mbi taksat që më vonë më nxitën mua të botoja një libër së bashku me gjetjet kërkimore që unë do t’i ndaja me Parlamentin.
Pastaj papritmas, ndodhi gjithçka sepse kisha pasaportën jo të duhur, isha në rrezik të humbisja karrierën time dhe kursimet e jetës time në një luftë gjyqësore.
Për mua, historia pati një fund të lumtur, por jo aq shumë për Danimarkën.
Kur përndjekja ime ishte në faqet e para të gazetave evropiane, Danimarka jo vetëm e turpëroi veten ndërkombëtarisht por gjithashtu sabotoi ekonominë e saj dhe minoi përpjekjet e veta të zhvillimit të gjatë.
Pothuajse të gjithë, shprehën keqardhje për absurditetin e prokurorisë duke filluar nga kryeministri që paralajmëroi në mënyrë të hapur politikën e imigracionit të tepërt për zyrtarët qeveritarë që “cicëruan” në lidhje me çështjen time deri tek oficeri i policisë daneze që lexoi akuzat kundër meje përmes telefonit.
Ishte një debutim, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, dhe ky është mësimi i historisë time: Politikat anti-emigruese, etno-nacionaliste janë akte të vetë-shkatërrimit, jo të vetë-ruajtjes.
Dhe gjëja më e vërtetë është se vendet si Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara, konkurrojnë me ekonominë botërore bazuar në fuqinë e trurit dhe inovacionin.
Shumë kohë para se të vinte në pushtet Trump, Partia Daneze e Popullit formoi një “bllok” në Parlament në fillim të viteve 2000 dhe pati ndikim në ndryshimet ligjore të vendit.
Danimarka, një vend që më përpara është njohur për mirëseardhjen e saj të ngrohtë për të huajt.
Partia nuk ka dashur thjesht të eleminojë emigracionin; ajo u përpoq ta kthejë Danimarkën në një vend të “pastërtisë” racore dhe etnike.
Siç shprehet platforma e partisë: “Danimarka nuk është një vend imigrant dhe nuk ka qenë kurrë.
“Kështu që ne nuk do të pranojmë transformimin në një shoqëri multietnike.”
Kjo është pak a shumë ajo që këshilltari i imigracionit i zotit Trump, Stephen Miller, dëshiron për Shtetet e Bashkuara, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për amerikanët të kuptojnë se ku udhëheqin politika të tilla.
Ksenofobia performuese ishte aq e popullarizuar politikisht sa që një ministre imigracioni vendosi t’i tregonte publikut se regjimi i saj kishte shtrënguar ligjet që kufizonin të huajt mbi 100 herë më shumë në mandatin e saj katër vjeçar.
Ndryshimi i rregullave të imigracionit mesatarisht më shumë se dy herë në muaj për katër vjet do të thoshte se askush nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e saj.
Edhe universitetet daneze dhe ministri i arsimit me sa duket nuk dinin gjë për ligjin që ndalon profesorët nga jashtë Bashkimit Evropian të japin mësim në universitetet vendase.
Dhe kjo strategji ligjore kishte vetëm një qëllim: të krijonte pretekste për dëbimin e qytetarëve jo-evropian, ose t’i bënte ata të ndiheshin të padëshiruar në mënyrë që të largoheshin vetë nga Danimarka.
Kam punuar shumë megjithëse me një kosto të madhe, dhe kam qenë përherë në shënjestër si për të huajt ashtu edhe për vendin që më refuzoi.
Për shembull, shteti danez harxhoi mijëra koronë (një koronë vlen rreth 15 cent) duke ndjekur penalisht ekonomistin e respektuar kolumbian Jimmy Martínez-Correa, një profesor në Shkollën e Biznesit në Kopenhagen, me të njëjtat akuza të ngritura kundër meje; ai u lirua 18 muaj më vonë.
Rachel Bullen, një oboist australian i ndjekur penalisht se ishte pjesë e orkestrave daneze, nuk ishte aq me fat.
Ajo u dënua dhe u dëbua nga Danimarka, me preçedentë penale dhe e pati të vështirë të fillonte punë në vendin e saj të lindjes.
Unë nuk e di se çfarë u bë me qytetarët e tjerë jo-evropianë (rreth një duzinë) që u akuzuan në të njëjtën kohë si unë; disa kontaktuan me mua në mënyrë private, duke thënë se ata kishin aq frikë nga ksenofobia daneze saqë nuk guxojnë të flasin me media.
Ndërsa historia e çështjes time u bë e njohur nga zyrtarët e qeverisë daneze që u përpoqën të bënin kontrollin e dëmeve, duke deklaruar në media dhe Twitter se Danimarka nuk do të donte kurrë të dekurajojë emigrantët nga shkëmbimi i aftësive dhe njohurive të tyre.
Por tashmë ishte tepër vonë: Danimarka filloi të humbasë gjërat për të cilat ishte e interesuar.
Më e dukshme është se ajo mund të ketë kontribuar në humbjen e vendeve të punës dhe prestigjin që do të vinte me zhvendosjen në Kopenhagen të Agjencisë Evropiane të Barnave, një zyrë e Bashkimit Evropian që testoi farmaceutikën.
Qeveria Daneze kishte shpenzuar muaj dhe miliona korona duke e “joshur” agjencinë, e cila kishte vendosur të transferohej nga Londra, në Danimarkë pas vendimit të Brexit.
Për mua, makthi mbaroi pas tetë muajsh; Danimarka ndryshoi ligjet e saj në mënyrë që akuzat kundër meje të rrëzoheshin.
Unë kam qenë më me fat se zonja Bullen pasi shpëtova nga dënimi penal; por si ajo, u ktheva në vendlindjen time i vendosur për të paralajmëruar të gjithë të vazhdojmë rrugën tonë pa u ndikuar nga politikat keqbërëse ultranacionalistë.
Vura re se urrejtja ndaj të tjerëve është ngjitëse dhe në mënyrë të pashmangshme përhapet tek njerëzit një vend që ka më shumë nevojë për të mbijetuar, qofshin ata punëtorë të fermave apo mjekë.
Kjo përfundimisht bie ndesh me ekonominë e vendit dhe aspiratat e saj.
Sidoqoftë, më pak e njohur është shkatërrimi i politikave të tilla që dëmtojnë shoqërinë, ekonominë dhe zhvillimin afatgjatë të vendeve që përpiqen të shpëtojnë veten nga imigrantët.
Lloji i ksenofobisë që prek Danimarkën u tregua muajin e kaluar, gjatë seancave dëgjimore ku u morën në pyetje: kolonel Aleksandër Vindman dhe Fiona Hill pasi ata janë vetë emigrantë.
Kontributet e tyre – përfshirë gatishmëria për të rrezikuar vdekjen në emër të detyrës – nuk ka rëndësi për kritikët e tyre, të cilët panë dhe dëgjuan vetëm çfarë u pëlqeu.
Duhet të rikujtojmë që emigrantët ndihmuan amerikanët të fitojnë Luftën e Dytë Botërore dhe i vendosën Amerikanët në Hënë; emigrantët ndërtuan mbizotërimin e teknologjisë globale të Luginës Silikon dhe u mundësuan Shteteve të Bashkuara të fitonin më shumë Nominime Nobel se çdo vend tjetër.
Ata me pak fjalë e bënë të madhe Amerikën. Mos lejoni askënd të shkatërrojë atë trashëgimi për një ëndërr të helmuar pastërtie.
*Profesoreshë e Sociologjisë në Kolegjin Dartmouth