Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara nuk janë më në krye të listës për nga numri i pasanikëve në shkallë globale. Vendin e tyre e kanë zënë kinezët, të cilët i kanë nxjerrë amerikanët në vend të dytë.
Në këtë përfundim arrihet në një analizë të kryer nga banka zviceriane “Kredit Suis”, ku konstatohet se këtë vit u regjistruan 100 milionë kinezë të pasur, 1 milionë më shumë se në Shtetet e Bashkuara. Ata renditen në listën e 10%-shit të popullsisë që zotërojnë gjysmën e pasurisë së globit.
Analiza ka renditur në listën e të pasurve, personat që kanë në llogarinë e tyre bankare mbi 109 mijë dollarë.
Por si gjithmonë, teksa Kina shquhet për sasi, Shtetet e Bashkuara konkurrojnë fuqishëm me cilësi. Amerikanët kryesojnë me numrin super të të pasurve që kanë në llogarinë bankare miliona dollarë. 40% e milionerëve të botës janë amerikanë e vetëm 10% kinezë.