Perandoria mongole (1206-1368)
Nëse e konsiderojmë një territor të plotë e me kufi të vetëm, perandoria mongole është më e madhja e të gjitha kohërave. Ajo u krijua me goditje heshtash e shtizash nga kalorës nomadë të egër e frikshëm.
Ata nuk e kishin qejf luksin e pallateve dhe parapëlqenin që të rrinin nëpër tenda e të ushqeheshin me qumësht pele.
Udhëheqësi i parë i tyre, Gengis Khan-i, u bë edhe një nga njerëzit më të pasur të historisë.
Perandoria e tij u shtri nga Kina në Rusi deri në Lindjen e Mesme dhe Europën orientale, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë, 22 për qind të sipërfaqes së Tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milionë njerëz.