Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, në një konferencë për mediat një ditë para ndeshjes më Angli ku ka treguar detaje nga përgatitjet.
Reja tha se për këtë ndeshje skuadra është shumë e motivuar, por shtoi se të gjithë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.
Ai tha se lojtarët do të përgatiten, që të mos lënë shumë hapësira dhe në fund të merret një rezultat pozitiv.
“Motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Evropa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje”, tha tekniku.
Në konferencë Edy Reja ka njoftuar dhe një mungesë të rëndësishme për kuqezinjtë në mbrojtje. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.