Extra Kur milionat të kthehen në mallkim: Si iu bë jeta ferr një...

Kur milionat të kthehen në mallkim: Si iu bë jeta ferr një fitueseje lotarie

Fituesja më e re e lotarisë në Britaninë e Madhe, Callie Rogers, 33 vjeçe, kërcënohet me dënim pasi, nën ndikimin e kokainës, ajo përplasi një makinë me një djalë në një aksident automobilistik, dhe më pas iku.

Nëna e katër fëmijëve aktualisht po jeton me ndihmë ekonomike pasi shpenzoi 1.8 milion paund që fitoi në 2003, kur ishte 16 vjeç, raporton The Sun.

Ajo harxhoi në festa, tre operacione plastike të gjoksit dhe ilaçe. Ajo shpenzoi pak më shumë se 300,000 paund për rrobat e stilistëve dhe u dha një pjesë të parave familjes dhe miqve, por edhe partnerëve të përkohshëm.

Rogers ka deklaruar më parë në mediat britanike se shuma miliona dollarë e ka çuar atë në dëshpërim. Ajo ishte në shënjestër të miqve dhe partnerëve të rremë dhe ishte viktimë sulmesh disa herë.

Tre vjet më parë, ajo tha se kishte frikë për jetën e saj. Pas një sulmi u gjet në një pellg gjaku, kishte disa brinjë të thyer dhe dhëmbë të shkatërruar, ndërsa shikimi i saj ishte dëmtuar përgjithmonë.