Një situatë aspak e zakontë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku po mban një takim me demokratët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mbështetësit e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë vendosur përballë njëri-tjetrit përpara godinës së pallatit të kulturës dhe kanë lëshuar thirrje pro dhe kundër largimit të kreut të PD.
Fatmirësisht nuk ka pasur përplasje mes mbështetësve, kjo dhe për shkak të masave të forta të sigurisë të marra nga policia, ku është angazhuar dhe FNSH.