Ka qenë i ashpër kryeministri Edi Rama, teksa nga foltorja e Kuvendit ka folur sot për rastin monstruoz të përdhunimit të të miturës nga roja i shkollës dhe disa të rinj të tjerë.
Në mbështetje të plotë të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Rama nuk ka lënë akuzë pa bërë në adresë të opozitës, medias, shoqërisë civile dhe kujtdo tjetër që duke dhënë detaje për vajzën e dhunuar dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministres, për të cilën nuk kanë munguar akuzat.
“Është fatkeqësi që të shohësh njerëz qe kanë një mikrofon, që mund të thonë fjalën e tyre pavarësisht se kush janë dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Është diçka që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndodh në Shqipëri. “Më ruani anonimitetin”, e marrin dhe e përplasin mur më mur siç përplasen oktapodët kur nxirren që i bëjnë petë fare. Është kanibalizëm, psudointeelektuar, pseudonjerëzor. Fatkeqësi një viktimë përdoret në këtë farë feje, me apo pa vetëdije. Nuk kam dyshim që disa prej atyre që folën vuajnë në të vërtetë.
E kanë kthyer viktimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar. Nuk besoj se ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e nënave, e kanë hallin te ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh një viktimë, duke abuzuar me një tjetër. Viktima është bërë paçavure dhe jam i bindur se askush nuk ka shkuar që të qajë hapet pa lënë që të merret vesh. Me paturpësinë më të madhe, lloj-lloj hienash e mostrash e kanë sulmuar ministren, duan që ministrja e Arsimit të merret me rastin konkret në publik, apo që ministria të marrë masat, por i ka marrë. Ka qenë një numër rastesh, abuzues janë prindër për fatkeq ose shumë të afërt. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen siç është kthyer nga gojtarët e politikës, do kemi zero denoncime, përkundrazi kjo është t’u thuash të gjithë atyre që janë objekt i denoncimeve “mos guxo të denoncosh se do bëhesh personazhi i të gjithë luftërave edhe pse nuk kanë lidhje me ty”. Dhe nuk është rasti për t’u kujtuar për viktimat, po se ça bëjmë ne këtu përditë, përdoren të gjitha fjalët fyese ndaj njëri-tjetrit. Duke e dhunuar pa asnjë rrëzë çdo dhunues, unë po iu them kush përdor mikrofonin në këtë vend në çdo lloj niveli, për të dhënë fjalët më të ulëta, për të ofenduar, shpifur apo shantazhin pa pikë turpi është më keq se ai përdhunuesi atje, se ai është mostër që nuk e ka pasur në jetë shansin që të ketë rrugën, karrierën, mundësitë financiare dhe njerëzore për të qenë këtu ku jemi ne apo që bëjë “gërr gër gërr” apo ato që rrinë shtrirë në darka, duke jetuar me gjoba e kërcime për të na gjykuar ne.
Ai është një qenie nuk meriton, ndërsa të gjitha ata me kostum e kravatë dhe “Versaçe” bëjnë gjyqin moral dhe ua kanë mësuar djemve dhe vajzave se fjala e ndryrë është opozitar, se dalja nga institucionet është për të mirën e Shqipërisë janë shumë më keq dhe shumë më të neveritshëm se si. Se të refuzosh dhunën dhe të bësh parada për dhunën është elementare, por nëse vërtetë nuk do që të përsëritet e para mos përsërit ti, atë që shikon nga mësuesit apo pedagogët të moralit të sjelljes dhe refuzo ti. S’kam parë unë ndonjërin të dalë në para kur janë përdhunuar me gojë gratë këtu, se politikanët janë të gjithë njësoj.
Se Besa Shahini s’është nënë, gruaja apo fëmija e dikujt, por është një nga ata mostrat sipas jush. Dhe kjo shkon poshtë dhe fëmijët që para ekranit janë të detyruar që t’u vijnë britmat e sharjes të marrin mësim, do të bëhesh deputet, bëj si këta se si shembull jemi. Shko në klasë si këta, mos pyet se aty ka vajza dhe të gjitha janë zinxhir. Ne duhet të na vijë turp nëse vërtetë ajo që ndodhi na prek, ne dhe kur them ne nuk them ne që jemi këtu, por të gjithë ata që kanë mundësinë që të kenë përpara një kamer të ndezur. Nëse nuk na vjen trup, ne thjesht dhe vetëm marrim pjesë në ridhunimin publik të një të miture dhe përgatisim dënimet e ardhshme duke ngushtuar hapësirën e denoncimeve”, tha Rama.