Politika “Naltmadhni, kur të vendosësh kollare, këmishën fute brenda”, batutat Rama-Gjuzi në Kuvend

“Naltmadhni, kur të vendosësh kollare, këmishën fute brenda”, batutat Rama-Gjuzi në Kuvend

Nuk kanë munguar gjatë seancës plenare batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi.

Në kohën që Rama po fliste për votën e emigrantëve Gjuzi i ndërhyri nga salla, çka solli edhe reagimin e kryeministrit, i cili e quajti “Naltmadhni” dhe i kujtoi që sipas “kodit mbretëror” kur vendoset kollarja, këmisha duhet futur brenda.

Rama: Naltmadhni mbaj fronin

Gjuzi: Fronin e ka princ Leka

Rama: Mbaj fronin se princ Lekën e nxore nga loja,

Gjuzi: Më tregon kodin ti mua

Rama: Edhe ashtu edhe kështu i bie edhe mbret edhe Gjuz, nuk shkon.