Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje që tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e një turisteje 19-vjeçare të kastrohen kimikisht nëse shpallen fajtorë.
Turistja akuzoi Roberto Mirabellan, 20 vjeç, Salvatore Castrogiovannin, 19 vjeç dhe Agatino Spampinaton, 19 vjeç, se e kanë joshur atë në një bar në Catania, në bregun lindor të Siçilisë, përpara se ta përdhunonin në makinë dhe të filmonin sulmin.
Pas arrestimit të tre personave, Salvini u shpreh në Twitter të mërkurën: “Asnjë lehtësim për krimbat ngacmues që përdhunuan një turiste. Tu jepet dënim i merituar dhe kastrim kimik!”
Kastrimi kimik përbëhet nga shfrytëzimi i barërave dhe substancave kimike të cilat “vrasin” seksualitetin dhe libidon, pa u përdorur sterilizim apo heqjen e organeve.
Ngjarja ka ndodhur me 15 mars, ku tre të rinjtë i ofruan asaj për të pirë në një bar. Më pas e futën me forcë në makinë dhe e përdhunuan. Viktima u përpoq të thërriste fshehtas policinë, por grupi e ndaloi.
Policia identifikoi tre të dyshuarit pasi njëri nga djemtë i dërgoi viktimës një video të sulmit seksual.
Vajza amerikane, e cila ishte në qytet prej tre muajsh, gjithashtu tregoi incizimet e të dyshuarve që e filmuan ndërsa ishte në klub.
Mirabella, Castrogiovanni dhe Spampinato, u arrestuan me dyshimin për përdhunim më 21 mars dhe u dërguan në burgun e Piazza Catanianas në Lanza. Të tre ata i mohojnë akuzat. Vajza është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.