Aktualitet Përdornin euro false, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë. U sekuestrohen shuma...

Përdornin euro false, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë. U sekuestrohen shuma parash

Dy të rinj në Vlorë që përdornin për blerje kartëmonedha euro false, janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” të policisë.

Në pranga ranë A.A. 23 vjeç nga Dibra dhe D.A. 22 vjeç nga Fieri. Këta dy persona kanë përdorur kartëmonedha Euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 21-vjeçarin M. V., pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.