Politika Performanca e LSI 77,9 për qind negative: Ja cilat janë arsyet

Performanca e LSI 77,9 për qind negative: Ja cilat janë arsyet

Performancën e LSI, e vlerësuar negative nga 77, 9 e të anketuarve në sondazhin e radhës të MRB, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e lidh me natyrën e kësaj force politike, si një parti pa ideologji, fleksibël e cila ka bërë shpesh edhe kompromise të mëdha, çka sipas nuk i pëlqen votuesit stabël.

Sipas Manjanit, perceptimi i matur në terren lidhet edhe imazhin jo të mirë që ka prej vitesh LSI.

“Por LSI është parti terreni, që lakmohet shumë, nuk është parti ideologjike”, tha Manjani në Euronews Albania.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, të dhënat e sondazhit tregojnë qartë se LSI ka numrit më të ulët të luajalitetit të votuesve të vet.

“E dhëna më problematike për LSI është se 1 në 3 prej votuesve nuk mendojnë se ka punuar mirë”, tha ai.

Kryeredaktori i GSH, Erl Murati, nuk e shesh aspak të mirë situatën për LSI nisur nga fakti se jemi shumë pranë zgjedhjeve, ndërsa këtë performancë të dobët ai e lidh me dy elementë.

“LSI vuan dy elementë, mungesën e kryetarit të vërtetë, presidentit Ilir Meta dhe faktit që lidershipi i LSI ka mbajtur një qëndrim dhe më radikal se lidershipi i PD”, tha Murati në Euronews Albania.