Tre ditë pas tragjedisë së tërmetit 6.8 ballë në provincën Elazig, Turqia ka ndalur kërkimet.
41 humbën jetën nga tërmeti i 24 janarit, ndërsa u shpëtuan 45 persona. 1 600 persona u lënduan, ndërsa 86 të tjerë u shtruan në spital për arsye të tjera.
Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se 1000 familje ngelën pa strehë, por po strehohen në tenda, salla sporti ose xhami. Brenda dy javësh qeveria turke iu ka premtuar se do të futen në banesa.
Gjatë tre ditëve operacione kërkim- shpëtimi u përfshinë 4 mijë forca shpëtimi si dhe 22 qen të stërvitur për raste kërkimesh.