Bota Përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi

Përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi

Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.

Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga ministrat respektivë, ku përfshihen memorandume në fushën e energjisë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.