Kryesore VIDEO/ PD prezanton spotin e 3 marsit, Rajmonda Bulku në rolin e...

VIDEO/ PD prezanton spotin e 3 marsit, Rajmonda Bulku në rolin e “Nënës Shqipëri”

Partia Demokratike ka bërë publike spotin e protestës së 3 marsit, ditë që vendoset fati i vulës dhe logos së kësaj force politike.

Aktorja Rajmonda Bulku interpreton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e ‘Nënës Shqipëri’ që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Pjesë nga interpretimi i Rajmonda Bulkut:

Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë, po ju flas se jam në ditët e mia më të vështira se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën.