Politika Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Balla: Riformatim në Shkodër!

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Balla: Riformatim në Shkodër!

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe ka qenë Taulant Balla ai që mbajti një prononcim të shkurtër për mediat.

Balla u shpreh sPS është në formatim të vazhdueshëm, ndërsa ka shtuar se do të ashpërsohen mekanizmat në Partinë Socialiste ndaj atyre personave që nuk deklarojnë saktë të kaluarën e tyre, sipas ligjit të dekriminalizimit.

“Kishim një mbledhje kryesie e cila ishte tërësisht e fokusuar në një prezantim që ka të bëjë me një axhendë pune intensive që është zhvilluar dhe gjatë muajit gusht dhe që lidhet me ripërtëritje të regjistrit të anëtarësisë të partisë që paraprin procesin zgjedhor në PS që fillon në mes shtatori dhe përfundon rreth muajit shkurt, kur do të jetë edhe Kongresi i cili do të zgjedhë edhe strukturat e reja. PS është në një proces të vazhdueshëm rikontrukturimi dhe për këtë qëllim në pjesën e dytë të mbledhjes ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e bashkisë Shkodër të ndërmarrim një hap rigjenerimi dhe ringritjeje”, tha Balla.

Ndërsa për rastin e shumë përfolur të Valdrin Pjetrit ai tha: “Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër. Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj. Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar. PS nuk është bërë mburojë për askënd. Forcat e tjera politike ushqenin Xhelal Mziu në derë të burgut”, tha Balla më tej.