Bota Përfundon takimi LDK-VV, çfarë u diskutua mes tyre?

Përfundon takimi LDK-VV, çfarë u diskutua mes tyre?

Mediat kosovare kanë raportuar se ka mbaruar takimi i katërt i grupeve të punës nga partia e LDK dhe e Vetëvendosjes, për sa i përket nismës së krijimit të qeverisë së re të Kosovës.
Takimi është zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes dhe përfaqësuesi i LDK-së Arben Gashi tha se në takim u diskura për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit.
“Diskutuam dhe për sundimin e ligjit që ka të bëjë me gjykatat dhe prokuroritë. Folëm për vettingun, për dekriminalizimin dhe për çështjen e krijimit të një zyrë të veçantë që do të quhet “Zyra Shtetërore e Hetimit”. Për këtë zyrë ende nuk kemi një qëndrim final. Kjo zyrë ka nevojë ende për sqarime dhe për të parë a cenon sistemin kushtetues të Kosovës dhe a do të ketë ndryshime në ligje,” është shprehur ai dhe ka përcaktuar që takimi i rradhës d të jetë ditën e hënë.