Safet Morina, përgjegjës i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës, vdiq këtë të mërkurë nga koronavirusi.
Ai ishte në intubim prej disa ditësh në një prej spitaleve COVID në Tiranë. Morina ishte përgjegjës për qarkullimin në Shkodër prej vitesh.
Mësohet se ai ishte baba i katër vajzave. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar vetë miqtë e tij me postimet në “Facebook”.