Extra Përgjigjja e Soni Malajt kur e pyesin nëse do martohej sërish

Përgjigjja e Soni Malajt kur e pyesin nëse do martohej sërish

Gjatë një interviste të dhënë për “Mirage”, Soni Malaj ka folur jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën personale. Duke qenë se kjo temë ka shumë interes për publikun, Soni është pyetur nëse do ta veshë sërish fustanin e bardhë.

Soni madje ka treguar edhe shakatë që bën me të fejuarin e saj, Klevin rreth temës së martesës.

“Besomë që edhe unë nuk e di! Ndonjëherë bëjmë shaka dhe themi që do të martohemi kur të jemi 50-vjeç, se duket sikur nuk ka vlerë. Do e bëjmë dasmën kur të jemi 50-vjeç, që të na e bëjnë ata dasmën. E rëndësishme është respekti”, është shprehur Soni.

Soni madje ka zbuluar edhe një tjetër detaj për look-n e saj, kur u vesh për herë të parë nuse. Siç tregon në intervistë, nuk i ka pëlqyer aspak vetja.

“Nuk e di, herën e parë kur e kam parë veten, ishte e tmerrshme. S’më ka pëlqyer vetja fare. Nuk kemi ndonjë plan konkret në mendje. Pastaj, unë e kam thënë edhe herë tjetër. Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit”,- është shprehur Soni me shaka.