Prokuroria për Krime të Rënda ka hequr dorë nga dosja 184, duke shpallur moskompetencë.
Vendimi për shpalljen e moskompetencës është marrë në korrik nga prokurori Klodian Braho.
Kjo dosje i kalon për hetim Prokurorisë së Dibrës, ku pritet të caktohet edhe Prokurori që do të vazhdojë hetimet, pasi drejtuesja e prokurorisë së Dibrës ka konflikt interesi.
Dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’.
Ndërkohë vepra tjetër për të cilën po hetohet Dosja 184 është ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’
Dosja 184 ka të bëjë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Peshkopi.