Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dëshminë e drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi, në kuadër të hetimeve për dosjen “339”, një pjesë e përgjimeve të së cilës janë publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.
Ani Dyrmishi ka dalë në ka dalë në përgjime duke komunikuar me Astrit Avdylajn.
Në atë kohë, Dyrmishi ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit.
Pak ditë më parë, Prokuroria mori në pyetje edhe deputetin socialist Ilir Ndraxhi, vëllai i të cilit ka dalë në përgjime duke komunikuar me Astrit Avdylajn.
Në dëshminë dyorëshe para hetuesve, deputeti ka dhënë shpjegime lidhur me episodin ku kreu i grupit kriminal të Shijakut i kishte kërkuar kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të ndikonte te Kryeministri që Ilir Ndraxhi të vendosej në listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.