Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar publikimet e përgjimeve të VOA-s që përfshijnë kryebashkiakun Vangjush Dako në lidhje me bandat kriminale për blerje votash.
“Qysh prej dje, edhe sot, ka mbirë në gjuhën e miqve tanë rrugë humbur, e ka Zëri i Amerikës, dmth, e tha Amerika: fatkeqësisht është e dyta herë në një periudhë kohe të shkurtër që VOA, bëhet zëdhënëse i një kazani të Tiranës.
Herën e parë, ne e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë me lajmin mbi rekrutimet e punonjësve në burgje, ndërsa këtë herë mund të them asgjë e re nga fronti juaj. Një sallatë fjalësh, që nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm, zero.
Meqë ju e doni me Amerikën, unë ju them ju që me Amerikën, kjo qeveri dhe unë personalisht flasim direkt dhe pas kësaj fjale jam i detyruar t’iu lë, pasi jam në pritje të një komunikimi direkt me Shtëpinë e Bardhë dhe në varësi sa do jem i autorizuar t’u them, do ju informoj patjetër”, u shpreh Rama.