Gazetari Artan Hoxha ironizon përgjimin që Berisha i ka postuar në rrjetin social për Spartak Brahon dhe Ndre Legisin.
Por Hoxha nuk i shpëton nënvizimit të faktit se ky përgjim është bërë dhe se me sa duket po i dërgon sinjale Metës që i la Lulin në baltë.
Nga ana tjetër gazetari Hoxha thekson se ka fjalë që dhe izraelitët kanë gjetur diçka afër zyrave të Berishës.
“C’po me shohin syte dhe c’po me degjojne veshet keshtu!!!Kane pergjuar Baba Takun?!!! Rrejne mo rrejne, s’ka mundesi!!!!
Por nese vertet eshte dora e Doktorit me “te vetet”, keq eshte puna. Edhe pse ne fakt ky pergjim me duket si mesazh per dicka tjeter me te madhe.
Se Doktori flet me kode, eshte si shahistet ruse, sheh majtas e leviz djathtas. Po c’ne iu kujtua tani Baba Taku?!
Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, eshte ne listen e deputeteve te sigurt te PS-ja, pjese e marreveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut te degjoje dera?!!!
Doktori, tani qe Meta iku ne hallin e vet ne presidence dhe e la ne “balte” Lulin, po jep nje mesazh te forte nga ata mesazhe qe vetem ai di te jap.
C’te jete kjo puna e “bajameve”?!!! Se Doktori eshte nga vendi “Geshtenjave” dhe ato i njeh mire.
Ah, harrova! Nuk me falet, se jo per gje por jam komshi me fshatin e presidentit te ri, Cepanin. Dhe aty vertete behen ca bajame te mira. Presidenti i ri ka folur shume keto dite per fshatin e lindjes dhe krahinen e origjines. Per mua mire ka bere qe ka folur, se e meriton si Cepani, si Skrapari. Edhe pse ne fakt PD e ka fituar dy here rresht komunen Cepan, me kandidat shoferin e fshatit. E cuditshme ne te vertete, te fitonte PD-ja nje nga komunat me te majta. Edhe ku?!!! Ne Skrapar.
Uroj qe Doktori te mos kete klonuar “Bllokun e zi” te presidentit te ri, dhe “canten e zeze” te Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jete puna…
Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, …. te ben mire, te liron. Mos i merr ne varr sekretet qe di….
Jo per gje, por ku flet ti, marrin zemer dhe te tjeret….
Ah se desh harrova. Doktor, ata izraelitet qe vijne verdalle lart e poshte neper Tirane, kane hapur fjale, se diçka kane gjetur afer zyrave te tua…
Te kete gisht KY “shahisti i vonuar”?!!! Cudi!!! Vishos nuk i shpetojne keto gjera kollaj!!! Pune izraelitesh Doktor, bejne lemsh dynjane…”, shkruan gazetari Hoxha në rrjetin social.