Situata e koronavirusit duket më e qetë në Azi. Rastet e reja me të prekur në Korenë e Jugut kanë rënë ndjeshëm, në minimumet historike që prej nisjes së përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm në këtë shtet.
Masat e ndërmarra nga qeveria e Seulit për të kufizuar lëvizjet, po japin rezultat.
Pozitive paraqitet situata edhe në Kinë, ku janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me të infektuar me Covid-19.
12 prej tyre kishin mbërritur nga jashtë Kinës.