Rënia e lirë në renditjen e Superligës për këtë sezon futbollistik, është për Skënderbeun një sinjal i ndikimit të madh që ka vendimi i UEFA-s për ta dënuar klubin me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane për shkak të trupimit të ndeshjes.
Mbi klubin rëndon edhe një gjobë e majme prej 1 milionë euro, ndërsa fati i “Ujqërve” varet nga vendimi i KAS-it të Lozanës, që mund të rrëzojë ose mbajë në fuqi dënimin e UEFA-s.
Vendimi final për klubin korçar është raportuar se do të sqarohet në mars, mirëpo në një vështrim në faqen zyrtare të KAS-it, në axhendën e çështjeve nuk figuron emri i Skënderbeut, të paktën deri në datën 9 prill.
Dyshimet janë që fati i Skënderbeut të “vuloset” pas përfundimit të sezonit futbollistik.